
Te Drenica janë të vendosur që t’i kthehen fitores në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në futboll. Trajneri Tahir Lushtaku ka insistuar se ka ardhur koha që Drenica t’i arkëtojë tri pikë të reja, pas humbjes dhe barazimit që i regjistroi në dy ndeshjet e fundit.
Fitoren Drenica po e kërkon në ndeshjen ndaj Malishevës, skuadrës që nuk di për disfatë…