
Ado Campeol, i konsideruar si “babai i Tiramisu” nga mediat italiane, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.
Campeol ishte pronari i Le Beccherie, një restorant në Trevizo, ku shërbehej ëmbëlsira e famshme, e shpikur nga gruaja e tij.
Tiramisuja u fut në menu në vitin 1972, por asnjëherë nuk u patentua nga familja. Që nga ajo kohë, ëmbëlsira është bërë e famshme në të gjithë botën.
Gjithmonë ka pasur debate mbi origjinën e tiramisusë, por gjerësisht është pranuar se receta fillestare është krijuar nga restorantin e Ado Campeol.
Advertisement
Luca Zaia, guvernatori i rajonit të Venetos, shkroi në Twitter: “Qyteti ynë humbi një tjetër yll në historinë e tij të ushqimit dhe verës”.