
Në Kosovë ka nisur fushata pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen të dielën e 14 nëntorit. Në balotazh rezultojnë 21 komuna nga 38 gjithsej.
Lëvizja Vetëvendosje rikandidon në 12 komuna, ku gara më e fortë paraqitet në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. Në raundin e parë, Vetëvendosje nuk fitoi asnjë komunë.
Advertisement
Sakaq, lista serbe siguroi nëntë nga 10 komunat ku kandidoi, Partia Demokratike e Kosovës pesë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike, siguruan nga dy komuna përkatësisht.