
Serbia ka ftuar të gjitha vendet e rajonit ,përfshirë edhe Kosovën, të marrin pjesë në iniciativën “ Ballkani i Hapur”. Kryeministrja, Ana Brnabiç ka deklaruar se përfitimet e qytetarëve janë shumë të mëdha.
ANA BRNABIÇ
KRYEMINISTRJA E SERBISE
Advertisement
“Ftesa për këto vende është gjithmonë e hapur. Nisma e bashkëpunimit “Ballkani i Hapur”, e cila përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, parashikon lirinë e lëvizjes për kapitalin, mallrat, shërbimet dhe njerëzit midis vendeve. Qytetarët që jetojnë në rajon do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga kjo nismë”
Beogradi është i gatshëm për të arritur një marrëveshje me Kosovën, por sipas Brnabiç, kryeministri Kurti nuk e ka vendosur dialogun në prioritetet e tij.
“Është plotësisht e qartë se Beogradi është i përkushtuar në dialogun me Prishtinën, nuk besojmë se është e pamundur të arrihet një marrëveshje, një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjatë. kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, thotë se dialogu nuk është prioritet i tij dhe se ai do fokusohet tek puna, paga dhe cilësia e jetës, por në radhë të parë duhet të ketë dialog me Beogradin, sepse pa zgjidhje nuk ka stabilitet në vend.”
Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se nuk mund të përfshihet në “Ballkani i hapur”, nëse Beogradi zyrtar nuk do ndryshojë sjellje. Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina kanë refuzuar t’i bashkohen projektit.