
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të enjte në Greqi.
Një 51-vjeçar grek goditi për vdekje njerkun e tij në Glyfada. Pas krimit, ai u dorëzua në polici.
Sa i përket shkakut që e detyroi të ndërmerrte këtë akt, autori deklaroi se: “E vrava se kemi pasur mosmarrëveshje personale”.
66-vjeçari më pas u dërgua në morgun e Vulës.
Advertisement
Policia ka nisur hetimet për për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.