
Elbasan Rashani ka kontribuar me një asistim në fitoren e Clermontit kundër Rennesit me rezultatin 2:1.
Rashani ishte titulluar te skuadra e Clermontit dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes. Reprezentuesi i Kosovës asistoi te goli i dytë të cilin e shënoi Jordan Tell në minutën e 71-të.
Golin tjetër e realizoi Lucas Da Cunha (60’). Derisa golin e vetëm për Rennesin e shënoi Baptiste Santamaria…
Advertisement