
Liverpooli dhe Manchester City kanë zhvilluar bisedime me PSV-në për sulmuesin Cody Gakpo, raporton “Voetbal Internacional”. 22-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë sezon duke shënuar gjashtë gola.
Ai në 15 paraqitje në “Eredivisie” ka kontribuar edhe me dhjetë asistime.
Sulmuesi i Holandës ka kontratë me PSV-në deri në qershor të vitit 2025.
Advertisement