
Ngulitjet e Andrew Gordonit e Samir Zekiqit konfirmuan fitoren e Trepçës në derbin ndaj Sigal Prishtinës. Dueli i luajtur të premten në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, e që i takoi xhiros së 20 të Superligës së Kosovës në basketboll, u mbyll me shifrat 94:90.
Megjithatë, fituesi i këtij takimi u vendos pas vazhdimit prej pesë minutave pasi koha e rregullt përfundoi pa fitues,…