
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 120 shtetas ukrainas nga Kievi, Odessa dhe Mariupol kanë mbërritur me autobusa në kryeqytetin grek.
Ndërkohë Italia fqinje ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të muajit dhjetor, me qëllim sigurimin e ndihmës së nevojëshme për refugjatët.
Vendet fqinje me Ukrainën po përballen me një fluks të jashtëzakonshëm të qytetarëve që i largohen luftës, e më tej udhëtojnë edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropan.
Pasiguria dhe frika vijnë në rritje sidomos pas bombardimeve më të fundit.
1- “Mendoj se është dita e fundit e sigurt në Kiev. Kjo është ndjesia ime, prandaj po largohem me fëmijët e mi, drejt një vendi më të sigurt.”
2- “Jemi larguar pa gjyshërit tanë, ata qëndruan në Kiev, ndërsa ne po përpiqemi ti mbijetojmë sulmeve me raketa. ”
Shumë fëmijë janë ndarë nga baballarët e tyre të cilët kanë qëndruar në Ukrainë pas urdhërit për t’iu bashkuar ushtrisë.
Ndërkohë në staconet e trenave vihet re paniku i shtuar teksa mijëra njerëz përpiqen të largohen.
Radhët kilometrike të makinave që shkojnë drejt kufijve po ashtu vijnë në rritje ndërsa njerëzit përballen edhe me kushtet e vështira të motit.
Në ditën e gjashtë të pushtimit rus, numërohen më shumë se 600 mijë njerëz të larguar nga Ukraina.