
Prishtina kërkon një marrëveshje me Beogradin për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë.
Në një njoftim zyrtar thuhet se kryeministri, Albin Kurti ,i siguroi ambasadorët i vendeve te Quint-it që nuk do të ndalojnë qytetarët me dyshtetësi të shprehin vullnetin e tyre, por në të njëjtën kohë nuk do të shkelet kushtetuta e vendit.
Më herët, ministria e jashtme në Prishtinë njoftoi se qytetarët do të kenë mundësi të votojnë përmes postës ose zyrën ndërlidhëse.
Edhe Mali i Zi refuzoi hapjen e tre qendrave të votimit për zgjedhjet e 3 prillit. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic, ka deklaruar se Prishtina edhe Podgorica do të përballen me pasoja të rënda pas këtij vendimi.
ALEKSANDER VUÇIC
PRESIDENT I SERBISË
“Prisni gjithçka, qeveria malazeze ndaloi votimin në Berane dhe disa vende për zgjedhjet tona, qeveria e Kurtit kërkoi që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar votimin. Ata do të marrin përgjigje dhe ju dijeni se çfarë përgjigje. Por do të përballen me pasoja të mëdha”
Advertisement
Sot do të mblidhet Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Beograd ku pritet të diskutohet për zgjedhjet presidenciale.