
Sigal Prishtina po vazhdon me paraqitje të mira në Ligën Ballkanike në basketboll. Të enjten mbrëma, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Prishtina e mposhti Levskin e Sofjes me rezultatin 66:63. Kështu Prishtina e vazhdon garën e fortë për vend në “Final Four” të kësaj lige regjionale të basketbollit.
Prishtina, te fitorja arriti në pjesën e dytë. Lejson Zeqiri shënoi 19 pikë…