
Ministri kosovar i Financave Hekuran Murati, është sulmuar me miell këtë të shtunë.
Sulmi ka ardhur nga anëtarët e Partisë Socialdemokrate si aksion simbolik për punëtorët të cilët kërkojnë rritje pagash.
Advertisement
Pamjet i ka bërë publike, Dardan Molliqaj, kryetar kësaj partie.
“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkruar Molliqaj në rrjetin e tij social në Facebook.
Advertisement