minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rekordet botërore Guinnes 2023, nga peshëngritja e xhonglimi te macja më e gjatë në botë

0
Rekordet botërore Guinnes 2023, nga peshëngritja e xhonglimi te macja më e gjatë në botë

Janë ndarë çmimet e rekordeve Guinnes për vitin 2023, me personazhet që kanë vendosur një rekord, dikush për xhonglim, dikush tjetër për peshëngritje apo edhe për kafshët shtëpiake, siç mund të jete macja më e gjatë në botë.

Karenjeet Kaur Bains, nga Anglia, është padyshim një nga vajzat më të forta në botë sepse arrin të mbajë jo vetëm peshë por edhe të ulet në 1 minutë, 42 herë me peshë mbi supe. Karenjeet punon si menaxhere financave, por peshëngritjen e ka pasionin e jetës, për të cilën stërvitet çdo ditë, 1 orë e gjysmë.

Njëjtë me të, po nga Anglia është edhe Jason Auld, atleti nga Edinburgu që arrin të ngrejë 68 kilogram, teksa qëndron mbi rrotën e një biçikletë.

Dy të rinjtë anglezë, janë të parët që arritën të sigurojnë një rekord botëror Guinnes, për arritje të jashtëzakonshme.

Advertisement

Fitnessi është temë kryesore e rekordeve Guinnes, me 28 vjeçaren, spanjollen Kimberly Lester, që balancon aftësitë e saj në xhonglim, pasi me duar e me këmbë mund të rrotullojë e të hedhë në ajër, 6 objekte njëherësh për 30 sekonda, me duar e me këmbë.

Dhe rekordet janë nga më të ndryshmet, nga kërcimi mbi taka deri tek hedhje në pistën e patinazhit apo qëndrimi mbi top dhe objekte të tjera mbi të.

Një nga më interesantet është qëndrimi mbi një dorë për 1 minutë e 11 sekonda, i Morelos, 25- vjeçarit nga Meksika.

Rekord ka thyer edhe gjermani Florian Kastenmeier i cili ka koleksionin e puzzle-ve rrotullues, më të madhin në botë, me 1519 kuba.

Advertisement

Ka edhe mes kafshëve një rekord të ri. Bëhet fjalë për 2 mace, njëra për bishtin më të gjatë prej 40.8 cm dhe tjetra si macja më e gjatë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit