
Më 15 tetor 2022, me fillim në orën 17, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) organizon në Bernë promovimin e librit të gazetarit Rexhep Rifati: “Arbëreshët- fotosintezë e shpirtit tim”.
Libri i shkruar shqip dhe i përkthyer edhe italisht ka parathënien e Dr. Prof. Antonio Belluscit, dhe është botim i platformës prointegra.ch. Në promovim merr pjesë edhe redaktorja dhe përkthyesja e librit, Dr. Ornela Radovicka.
Libri dygjuhësor (shqip dhe italisht) përfshinë mbi 500 foto autoriale të mbi 50 ngulimeve arbëreshe.
Evenimenti shoqërohet nga grupi artistik “Gjaku i Arbërit” nga Kalabria, që drejtohet nga profesor Michele Greco, si dhe një foto-kolazh me vendbanimet arbëreshe dhe ekspozitë fotosh.
Vendi dhe koha e mbajtjes: “Allresto” – Kongresszentrum Effingerstrasse 22 / 3008 Bernë; Ora 17.00.
The post Promovohet libri i Rexhep Rifatit “Arbëreshët- fotosintezë e shpirtit tim” appeared first on Albinfo.