
Në sallën e bukur të hotelit “Europahaus” në Vjenë do të promovohet sot në mbrëmje (e premte), më 4 nëntor, libri “Aktivitete letrare në Austri”, i publicistit dhe veprimtarit të njohur shqiptar, z. Hazir Mehmeti, njofton albinfo.at. Përveç promovimit të këtij libri, do të ketë edhe orë letrare, ku do të lexohen lexime letrare nga poetë dhe shkrimtarë të njohur shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri. Është bërë e ditur se në këtë manifestim letrar do të marrin pjesë edhe dy ambasadorët shqiptarë në Austri: Roland Bimo dhe Lulzim Pllana.
Ky aktivitet organizohet nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri, në kuadër të manifestimeve që organizohen për nder të festës së 28 Nëntorit.
“PROMOVIM I MONOGRAFISË
DHE
ORA LETRARE FESTIVE
NËNTORI I LAVDISÊ
Me ne do të jenë të dy ambasadorët tanë në Austri;
Veprimtarë e drejtues shoqatash në Austri;
Gazetarë e media.
Nesër do shijojmë së bashku fjalën poetike bashkë me aromën e Atdheut.
Një copë Atdhe,
Shumë respekt e dashuri Atdheut!
Ora 17:00
Mirësevini!
Koktej rasti, edhe me gatime shqiptare”, shkruan Hazir Mehmeti, ish-mësues shumëvjeçar i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Austri, tashmë i pensionuar.
Promovimi i librit do të bëhet më 04 nëntor, nga ora 17:00. Adresa: “Europahaus”; Linzer Str: 429
The post Sot në Vjenë përurohet libri “Aktivitete letrare në Austri” i publicistit Hazir Mehmeti appeared first on Albinfo.