
Incidentet në zyrat e Komisionit të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok, ku u thyen disa xhama si dhe pati të shtëna armësh e shpërthime, u dënuan nga shtetet e bashkuara të Amerikës.
Por, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tërhoqi vëmendjen se zgjedhjet në veri të vendit nuk mund të zhvillohen në rrethanat aktuale.
JEFF HOVENIER
AMBASADORI I SHBA NE KOSOVE
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë.”
Advertisement
Edhe shefi i Eulex-it në Kosovë, Lars Gunnar Vigemark reagoi për ngjarjet e së martës. Ai u shpreh në rrjetet sociale se EULEX do të vazhdojë të monitorojë situatën.
SHEFI I EULEX-IT TE KOSOVES
AdvertisementLARS GUNNAR ËIGEMARK
“Çfarëdo lloj proteste, duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet që të ruajnë qetësinë dhe të tregohen të përmbajtur. EULEX në Kosovë do të vazhdojë të monitorojë situatën në bashkërendim të ngushtë me policinë e Kosovës dhe KFOR-in.”
Ambasadori gjerman në Prishtinë bëri thirrje për zero tolerancë ndaj akteve të dhunës.
Ndërkohë Komisioni Elektoral vijoi punën me renditjen e subjekteve politike që do marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të tre komunave në veri si dhe për këshillat bashkiakë.