minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sulmohet EULEX dhe gazetarët/ Serbët përforcojnë barrikadat, situatë e tensionuar në veri

0
Sulmohet EULEX dhe gazetarët/ Serbët përforcojnë barrikadat, situatë e tensionuar në veri

Situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë tensionuar. Rrugët janë të bllokuara  në Rudarë dhe Leposaviç.

 

Ndërkohë dy  shpërthime të fuqishme janë  dëgjuar orët e para  të mëngjesit  afër Zveçani, ndërsa në Zubim Patoku mësohet të ketë pasur  edhe të shtëna armësh.

 

Advertisement

Nuk dihet nëse ka pasur të  lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë barrikadat janë përforcuar  gjatë natës, ndërsa janë vendosur  tenda për qytetarët.

 

Mediat  në Kosovë raportojnë se  në barrikada ka shumë persona të panjohur  dhe të armatosur, të cilët kanë hyrë nga Serbia. Sipas tyre persona të maskuar sulmojnë  çdokënd që tenton ti  xhirojë apo fotografojë, përfshirë këtu edhe gazetarë shqiptar.

 

Advertisement

Gjithashtu një njësi e EULEX-it  dyshohet se është sulmuar gjatë orëve të natës në pjesën veriore. Sulmi dyshohet të ketë ndodhur në Rudarë të Komunës së Zveçanit. Por ende  nuk ka një  konfirmim  nga Policia e Kosovës.

 

Forcat special të policisë vijojnë  të jenë prezente në veri duke u përpjekur të ruajnë  qetësinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit