
Kryeministri Albin Kurti, dorëzon sot në Pragë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Dokumenti do t’i jepet qeverisë çeke, e cila mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian.
Advertisement
Kurti do të pritet nga ministri çek për çështjet europiane, ndërsa pas dorëzimit pritet të ketë edhe një konferencë të përbashkët për mediat.
Aplikimi i kosovës për anëtarësim në be u nënshkrua dje nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Advertisement
Udhëheqësit e Kosovës e quajtën atë një moment historik për shtetin me të ri në Ballkan