
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar se plani i BE për dialogun nuk e ka njohjen reciproke, pasi ai nuk është një marrëveshje përfundimtare, por vetem kornizë për marrëveshje bazike.
Gjatë fjalës në kuvend, Kurti theksoi se ky propozim është në favor të Kosovës, pasi nuk e ka Asociacionin as parakusht, as në qendër të tij.
Kryeministri tha më tej se marrëveshja përfundimtare me Serbinë e cila përfshin edhe njohjen reciproke kërkon një process te gjatë negociator.
Eshte e vertete qe ka paragrafe dhe fjali te tera qe merren nga model ii dy Gjermanive. Eshte serish vecse një marreveshje baze, jo marreveshje finale ligjerisht e obligueshme cfare na nevojitet neve.Por në nanen tjeter duhet te kuptojme nje gje se nuk ka pasur mundesi qe te vjen nga Brukseli,Berlini,Parisi dhe te na sjellin marrveshje finale. Jo nuk eshte e mundshme, pasi do shume proces te thelle, negociator, te thelle dhe te gjate.
Kryeministri tregoi edhe detaje lidhur me planin franko-gjerman.
Ne kuader te premabules, i ka pese fjali, eshte edhe trashegimia e se kaluares. Duhet kuptuar nuk jane as vetem dy faqe tamam.Eshte tekst i pergjitheshem e i shkurter.Ne preambule ka reference per pakicat kombetare,por cdare do te behet me kete togfjalesh varet nga zhvillimet politike e procesi i metutjeshem negociator. Ajo cfare kam thene nga shtatori, ky propozim paraqet baze te mire per diskutim te metutjeshem e platformes solide per te ecur para.Se kam refuzuar propozimin,por kam thene se diskutime mbi kete baze do te mund te bejme.
Nder te tjera Kurti theksoi se Serbia po ben nje beteje te ashper diplomatike që asociacioni te jete ne qender te marrveshjes ose si parakusht i saj.
Nuk mund te perzgjedhesh nje nga 33 e ta vendosesh njeren para tjetres.Po zhvillohet nje beteje e madhe politike e diplomatike.Beteja tjeter ne kuader te propozimit te Be-se ai neni i dhjete që i referohet marreveshjeve te menjehershme , me nje lloj sforcimi e insistimi te nxirret gati premabule.Te propozimi evropian franko-gjerman eshte e fundit ne nenin 10. Beogradi po ben betejen ndoshta me te madhe që nenin 10 , fjaline e fundit ta nxjerre preambule.Qe asociacioni i komunave me shumice serbe i nenshkruar para 10 vjetesh , te jete parakusht ose ne qender. Per ne nuk eshte i pranueshem as si parakusht as qender.Per kete propozimi evropian eshte shume ne favor tone , pasi nuk e ka as parakusht as ne qender.
Nderkohe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se së shpejti do t’i ftojë në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçic per vijimin e dialogut.