minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mbledhja e qeverive në Podgoricë, Manastirliu – Šćekić firmosin marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë

0
Mbledhja e qeverive në Podgoricë, Manastirliu – Šćekić firmosin marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me Ministrin e Shëndetësisë të Malit të Zi, Dragoslav Šćekić, kanë nënshkuar në Podgoricë Memorandumin e Mirekuptimit në fushën e shëndetësisë, ku të dyja palët do të angazhohen për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shëndetësore të të dy vendeve.

Marrëveshja mes dy Ministrive të Shëndetësisë konsiston në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të shëndetësisë në të dy vendet; shkëmbimin e përvojave për organizimin e sistemeve kombëtare shëndetësore; shkëmbimin në fushën e shëndetit publik dhe mbikqyrjen epidemiologjike në të dy anët e kufirit; trajnime afatshkurtra të specialistëve shëndetësorë në institucionet shëndetësore shqiptare dhe malazeze, shkëmbimin e informacionit në fushën farmaceutike, në teknologji e inovacion.

 

Me firmosjen e këtij Memorandumi, do të krijohet një grup pune i përbashkët monitorimi dhe koordinimi, që synon vlerësimin e prioriteteve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin dhe përgatitjen e planeve të veprimit në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore.

Advertisement

Marrëveshja u firmos gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, e cila po zhvillohet sot në Podgoricë, ku janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit