minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Opozita në Kosovë: Marrëveshja Kurti-Vuçiç ishte dështim historik

0
Opozita në Kosovë: Marrëveshja Kurti-Vuçiç ishte dështim historik

Arritja e marrëveshjes për aneksin që synon normalizimin e marrëdhenieve mes Kosoves dhe Serbisë nuk është pritur mirë mga opozita në Prishtinë.

 

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e cilësoi një mashtrim epilogun e Kurtit në dialog, ndërsa sipas tij kryeministri humbi një mundësi historike.

 

Advertisement

 

LUMIR ABDIXHIKU

KREU I PDK-SË

 

Advertisement

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë. Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës”.

 

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook  eshte shprehur se kryeministri Kurti, “pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte.

 

Advertisement

“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga jonë  mbetet Kosova, qytetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç se e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”.

 

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së Kosova dhe Serbia kane nisur  negociata për normalizimin e marrëdhënieve që  vitin 2011.

 

Advertisement

Disa marreveshje jane arritur ne Bruksel por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit