
Një operacion i madh kundër trafikut të drogës e armëve po zhvillohet në Itali dhe në vende të tjera të BE-së.
Deri tani, sipas mediave italiane, janë lëshuar 25 urdhër-arreste për persona të lidhur me krimin e organizuar.
Advertisement
Mediat kanë publikuar edhe emrat e 25 të akuzuarve, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Italia.
Gjatë mëngjesit të kësaj të hëne është ekzekutuar po ashtu dhe urdhri i sekuestrimit të pasurive me vlerë 3.8 milionë euro, që u përkasin të akuzuarve.
Advertisement
Operacioni i autoriteteve italiane, gjermane e belge po drejtohet nga Kryeprokurori i antimafias, Nicola Gratteri, me mbështetjen e Europolit.