
Mund të themi se kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e verës dhe kemi nisur duke menduar për pushimet tona. E kur themi pushime, padyshim vëmendjen më të madhe e kemi te gardëroba jonë.
Ekspertët e modës na këshillojnë se këtë verë të kemi patjetër një fund pareo. Arsyeja? Shumë e thjeshtë. Pavarësisht se si e vishni, një fund-pareo i thurur në mënyrë perfekte duket po aq mirë në çdo lloj trupi dhe me çdo stil të rrobave të banjës.
Nëse nuk e vishni me rroba banje, mund ta kombinoni me një T-Shirt të thjeshtë dhe do dukeni perfekt…mjafton të mos jetë transparente.









Advertisement