
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e konsideron pengmarrjen e tre policëve nga serbet si akt për destabilitet nga Serbia.
Osmani thekson se kjo ngjarje dëshmon tendencën e Serbisë për t’u mos shkëputur nga logjika e së shkuarës, të cilat kanë sjellë shumë viktima dhe krime.
“Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.
Ky akt dëshmon edhe njëherë se Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.
AdvertisementAkti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima”, shkruan Osmani.
Osmani thekson se pengmarrja e tyre ka ndodhur brenda territorit të Kosovës, ndaj duhen liruar menjëherë. Nga ana tjetër, ajo nënvizon se policia ka treguar vetëpërmbajtje dhe përkushtim në ruajtjen e rendit.
“Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit.
Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht!
Advertisement
Institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit, sikurse edhe nga përkushtimi për paqe e stabilitet afatgjatë”, shton ajo.
Nga ana tjetër, Beogradi zyrtar pretendon se bëhet fjalë për arrestim të tre policëve të Kosovës, duke pretenduar se gjendeshin në territorin e tyre.