
Pak ore pas sulmit te rende te organizuar ndaj policise se Kosoves ne Banjske të Leposaviçit, kryeministri i Kosoves ka vendosur te mbledhë Keshillin e Sigurise.
Kurti vizitoi ne spital policin e plagosur Alban Rashiti i cili iu nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale.
Ai arriti ti shpetoje per fat te mire vdekjes ndryshe nga rreshteri Afrim Bunjaku i cili gjeti vdekjen.
“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.”, shkruan Kurti ne facebook.
Kryeministri akuzoi Beogradin se ka orkestruar ngjarjen kriminale ne veri te vendit.