
Nga Erjon Braçe
Siç e shihni, Tirana dhe disa proj qyteteve të mëdha, janë vatrat dhe përhapëset më të mëdha të virusit!
Dua ta perseris :
Nuk ju infekton qeveria, as policia secilin prej jush!
Ju, ne si qytetare,
po infektojme njeri tjetrin;
Familjaret-gjysherit, prinderit, secilin nder pjestaret e tjere, miqte e shoket, komunitetin ku jetojme.
Kur do e pranojme,
edhe sa kohe do harxhojme
per te pranuar se,
Virusi përhapet nga secili prej nesh, jeton mes nesh dhe prej nesh!
Per cilindo qe vijon te bej idiotin, shperfillesin, duhet ta bejme ne te qarte:
Virusi nuk ndalet vetë,
As se do Lylzim Basha, as se do Ilir Meta apo shokët e tyre!
Joooo!
Virusin e ndalim ne, me nje maske,
me distance fizike, me higjene,
me kufizim te kontakteve!
Duhet te jetojme keshtu;
Ndryshe, Mbyllja është akti që vë nën kontroll Virusin!
Edhe sa kohe te harxhojme per te zgjedhur?
Koha ne kete beteje eshte jetike;
Lere per dy jave jeten tek kafeneja, restoranti, klubi, hotelet kudo ne Tirane, Vlore, Korce, Gjirokaster, Shengjin, Durres, Shkoder etj.
Nuk të heq asgjë nga cilësia e jetës kjo!
Virusi është ai që të ndryshon jetën dhe përtej dy javëve, shëndetin, ekonominë, të ardhurat!
Zgjidh tani!