
Një turmë njerëzish u egërsua jashtëzakonisht shumë kur kuptuan se eventi i “hedhjes së parave” që ishte reklamuar prej javësh, rezultoi i rremë.
“Safety Warehouse New Zealand” kishte premtuar se në një event në Okland do të hidhte nga qielli 100 000 dollarë. Shumë njerëz kishin udhëtuar me orë të tëra me shpresën për të mbledhur sa më shumë para’, por u zhgënjyen shumë kur në vend të dollarëve ranë kupona për të marrë produkte falas ose me ulje.
Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë turmën që i sulet organizatorëve, ndërkohë që ata largohen me makina sa më shpejt të munden.
“Safety Warehouse New Zealand” fshiu profilin në Facebook pas “lumit” me komente ofenduese në drejtim të kompanisë.
Advertisement