
Disa ndërtesa raportohet se jane demtuar ne Kroaci si pasoje e termetit qe shkundi vendin mengjesin e sotem.
Lekundjet me magnitude 5.1 balle sipas shkalles richterf i ndjene me se shumti ne Kroacine qendrore dhe kryeqytetin Zagreb.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se epiqendra kishte qene pranë qytetit Sisak – rreth 50 kilometra në jug të Zagrebit.
Tërmeti u pasua nga një lekundje tjetër, me fuqi prej 4.9 shkallësh. Pavaresisht raportimeve te shumta per shtepi te cara e ndertesa te demtuara, fatmiresisht deri tani nuk ka raporte per persona te lenduar.
“Kemi tulla në rrugë dhe oxhakë të rënë”, tha Darinko Dumbovic, kryebashkikak i qytetit pranë, Petrinja.
Tërmeti shkaktoi panik edhe në Bosnje e Hercegovinë.
Në muajin mars, një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit shkaktoi dëme të konsiderueshme në Zagreb. Një person vdiq dhe së paku 27 u plagosën./R.E.L