
Ëndrra e çdo femre është të mbajë një diamant në gisht. Por sikur diamantet të jenë më shumë se 12 mijë? Nuk është një përrallë nga “Një mijë e një netë”, por realizimi pothuajse i pabesueshëm, dhe deri diku edhe i pakuptueshëm i një argjendari indian, Harshit Bansal, që gjithsesi ka realizuar një rekord për Guiness.
Bëhet fjalë për unazën e quajtur Marigold, ose “Unaza e Prosperitetit”, realizim me motive floreale dhe e tejmbushur me diamante, pikërisht 12 638 diamante për një total të 38.08 karatë.
Një argjendar indian ka realizuar një unazë rekord, me 12638 diamantë Bëhet fjalë për unazën e quajtur Marigold, ose ”Unaza e Prosperitetit” Unaza ka 38.08 karatë Detaje nga Unaza Rekordi i mëparshëm ishte realizuar sërish në Indi, dhe mbante 7801 diamantë Unaza më e kushtueshme në botë mbetet “Pink Rose”, 59 karatë për një vlerë 71 milionë dollarë
Një realizim kompleks, edhe pse duhet thënë që zonja fatlume që do të mund ta vërë dorë nuk do ta ketë të lehtë, duke parë dimensionet e ekzagjeruara të unazës.
Rekordi i mëparshëm ishte realizuar sërish në Indi, dhe mbante 7801 diamante. Unaza nuk do të jetë gjithsesi unaza më e kushtueshme në botë, vend që mbahet nga unaza “Pink Rose”, me një diamant rozë solitar prej 59.60 karatësh, i shitur për më shumë se 71 milionë dollarë.