
Një grua angleze, e cila ka qindra tatuazhe në trupin e saj, i ka vënë qëllim vetes që para se të mbushë 40 vjeç ta ketë mbushur të gjithë trupin me vizatime.
38-vjeçarja, Alex Derbyshire, ka shpenzuar mijëra stërlina deri tani, por nuk ka ndërmend të ndalojë pa u mbuluar nga koka te këmbët.
Asaj i pëlqenin tatuazhet që e vogël dhe sapo mbushi 18 vjeç nisi të bënte të parat. Ajo e nisi me 16 tatuazhe të vogla, që mund të mbuloheshin lehtë me rroba. Pasi mbushi 30 vjeç, Alex nisi të bënte tatuazhe edhe në fytyrë, gishtat e duarve dhe gushë.
“Gjithmonë kam qenë e fiksuar dhe nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët. Tatuazhet janë vepra arti, prandaj nuk ka arsye pse mos t’i tregoj”, shprehet 38-vjeçarja.
Alex tregoi edhe pjesët e trupit që ka ende bosh: “Nuk kam në brinjë dhe në dy pjesë të këmbës së djathtë”.