
Lajme të mira për fansat e “Friends”. Një rrjet supermarketesh ka nxjerrë në shitje një picë që është e frymëzuar nga Joey Tribbiani, një nga protagonistët e serialit.
Pica e supermarketit Iceland ka dy baza dhe dy versione: një me speca dhe një me pulë dhe proshutë.
Advertisement
“Fansat e serialit mund të nxjerrin Joey-n brenda vetes, duke shijuar ushqimin më të mirë italian që nga krijimi i… picës”, lexohet në njoftimin e rrjetit të supermarketeve.