minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Moda e mallkimit te ambasadoreve

0

Mimoza Dervishi

 

 

Advertisement

 

Ambasador – Përfaqësuesi zyrtar i një shteti në një shtet tjetër. 

Ky është përkufizimi i shkurtuar i postit të amabsadorit në cdo fjalor të botës. Pa hyrë në hollësira, kaq mjafton për të kuptuar se një ambasador nuk përfaqëson veten, shijet personale dhe ideologjike, nuk merr vendime apo lëshon deklarata nga xhepi, por ndjek linjën zyrtare të shtetit që përfaqëson.

Si rrjedhojë sulmi ndaj cdo diplomati, është apriori sulm ndaj vendit apo institucionit që ai/ajo përfaqëson.

Advertisement

Modën e sulmeve personale ndaj ambasadorëve në Shqipëri, sidomos ndaj atyre amerikanë, e filloi Sali Berisha, kur befas amerikanët kuptuan se kishin suportuar një komunist të orëve të para dhe të fundit, për të udhëhequr kalimin nga komunizmi në demokraci. Me djallëzinë që karakterizon njerëzit e pandershëm, të pasinqertë, hileqarë, ai u mundua të ndajë  ambasadorin amerikan si person nga shteti që ai prezanton. Duke i trajtuar të gjithë ambasadorët e Shteteve të Bashkura të Amerikës si armiq personalë, dhe me frikën për të artikuluar armiqësinë e tij personale me Amerikën, ai u mundua gjatë të fiksojë në trurin e shqiptarëve, sindromën e cuditshme e të mos e pasurit gjë me Amerikën, por thjesht dhe vetëm me abasadorin e radhës. Nuk i ka hecur asnjëherë. Amerika po ta vini re, ka qenë dhe është, që nga dita e parë në Shqipëri, vijëmësuese e një linje të qartë, që pak a shumë mund të përmblidhet në përpjekjen dhe ndihmën e konsolidimit të demokracisë, vendosjen e ligjit, luftën kundër korrupsionit. Ambasadorët ikin e vijnë, vazhdojnë karrierat e tyre a dalin në pension, emri personal edhe u harrohet, por Amerika ka mbetur po ajo. Fara e keqe e mbjellur nga Berisha, me stërmundim, por hodhi rrënjë edhe ajo. Për një kohë të gjatë, trazirash dhe paqeje, shqiptarët i mbanin sytë nga ambasadat. Dhe kjo, për një arsye të vetme; opozitarët e sotëm dhe pushtetarët e djeshëm, e kanë të vështirë të qeverisin dhe akoma më të vështirë të bëjnë opozitë. Ata e kanë të pamundur të vendosin interesin kombëtar mbi atë vetjak. Patriotizmin e shfaqin vetëm duke bërë shqiponjën me gishta. Për këto arsye dhe të tjera, shqiptarët, e kanë të vështirë të merren vesh mes njëri-tjetrit dhe një albitër ndërkombëtar, historikisht, nuk ka qenë vetëm zgjidhja e fundit, ka qenë e vetmja zgjidhje. Dhe ata, ndërkombëtarët, amerikanë dhe evropianë, por sidomos amerikanë, kane investuar papushim, në burime njerëzore dhe monetare, në kurriz të taksapaguesve të vendeve që përfaqësojnë. Kanë mbajtur mbi supe sulme personale të gjithëfarësojshme, deri edhe kërcënime fizike. Sa herë që opozita e sotme, edhe kur ka qenë në pushtet, nuk është mbështetur në cmenduritë e saj dhe përpjekjet për të devijuar rrugën normale të Shqipërisë si vend demokratik, ambasadorët janë kthyer në tabelë qitjeje dhe shfrim mllefesh. Mbi farën e mllefit, mbjellë nga Berisha, hodhi rrënjë cubërimi analitik i atyre që deri dje, ishin vetëquajtur të pavarur dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Si të tillë, ishin të mirëpritur nëpër ambasada deri kur u kuptua, që jo vetëm të tillë nuk ishin, por inatet personale u kishin verbuar sytë, kthyer në nihilistë të pashërueshëm, që hallet personale i shisnin si ato të kombit.  Ambasadat u mbyllën dyert. Me “pavarësinë’ e fituar me mund, filluan të vetëshpallnin ambasadorët persona non grada në Shqipëri. Filluan të filsnin për një shtet të pavarur, që s’duhet tu marrë dorën të huajve, duke prekur kështu ndjenjat patriotike të kombit. Dhe me të njejtën frymë,  bënin dhe bëjnë thirrje për luftë, revolucion, shkatërrim, vëllavrasje, si rrugët e vetme për të shpëtuar nga regjimi “diktatorial” i Edi Ramës. I cili, as dje, as sot, nuk porosit njerëz të presin analistët me leva nepër duar, sa herë ata e kritikojnë nëpër mediume. 

Frika u doli! E kthyen në normale mallkimin e të huajve. Kështu dukesh patriot i vërtetë! Dhe kështu u ngjiz dhe moda e fundit. Shpërthimin më i madh ndaj ambasadorëve ndodhi, kur opozita doli nga kuvendi dy vjet më parë dhe kërkonte qiqra në hell, pushtetin, duke hequr dorë edhe nga ai pushtet, që e kishte fituar me vota. Perëndimi, (aspak i cuditur nga marrëzia shqiptare e rradhës), i qëndroi besnik perëndimit: në demokraci, pushteti nuk merret me luftë, por me votë. Analistët, që e këshilluan keq opozitën, nuk u ndalën në budallallëkun e tyre. Dhe opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, shpalli një ditë tjetër zgjedhjesh duke shpallur kështu, edhe fundin e saj. Mllefi ndaj ambasadorëve u shtua. Kërkohej një fajtor. Gjithmonë personal. Askush nuk e thotë jemi kundra Amerikës apo Evropës. Kjo frikë nuk u ka dalë ende. Përdoren emrat e vecantë të ambasadorëve dhe zyrtarëve, duke pretenduar se ata janë aty për qefin e tyre dhe veprojnë me kokën e tyre. Sot jemi në pikën, kur ata quhen palaco, injorantë, budallenj. Pothuaj të gjitha epitetet që analistët i përdorin rëndshëm për njëri-tjetrin nëpër studio, duke kthyer cdo gjë në personale dhe vulgare, dhe duke i ikur gjithnjë e më shumë debatit normal mes njerëzve normale. Për mirë a keq, cdo zyrtar perëndimor në Tiranë, ka lindur, është rritur dhe edukuar në një vend demokratik. Avantazh që analistët e Tiranës nuk do ta kenë kurrë. Fakti që ata, ende nuk kanë mësuar si të komunikojnë apo thjesht, si mos e ndërpresin tjetrin kur flet, flet pikërisht për hendukun mes botës nga vijnë diplomatët dhe botës së tyre. Keqkuptmi është i pashmangshëm!  

Ka shumë për të kritikuar Evropën dhe Amerikën, sidomos në një vit pandemie, ku të gjithë humbën nga vlerat dhe vetja. Por, të mallkosh dikë që ka 30 vjet që paguan që ti të bëhesh më mirë, që përpiqet të të tregojë rrugën sesi të bëhësh më mirë, është thjesht budallallëku që vjen kur nuk kupton se, për paaftësinë tënde, fajin s’ta ka bota. Pavarësisht se gjithcka në Shqipëri është kthyer në personale, të paktën budallallëku nuk duhet marrë personalisht.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit