
Duket se këngëtaret shqiptare që tashmë kanë prekur edhe majat botërore nuk hezitojnë të shfaqin përkrahjen kundrejt njëra- tjetrës. Kështu ka bërë edhe Bebe Rexha me këngën e fundit të Rita Orës, përcjell albinfo.ch.
Rexha në Instagram ka publikuar një video, ku shihet se ajo vallëzon me këngën “Bang” nga Rita Ora.
Advertisement
Nga ana tjetër, kjo video nuk ka kaluar pa u parë dhe pa marrë reagimin e vetë këngëtares Ora. Kjo e fundit i ka shprehur mirënjohjen Bebe Rexhës.
“Të dua Bebe Rexha, gjithmonë”, ka shkruar ajo.
Advertisement
The post Bebe Rexha vallëzon nën ritmin e këngës ‘Bang’, Ora: Të dua, Bebe, gjithmonë! appeared first on Albinfo.