
Botërisht duket se vajzat shqiptare kanë një element të veçantë bukurie në vete. Këtë po e dëshmojnë sukseset e tyre të vazhdueshme veçmas në fushën e modelizmit, shkruan albinfo.ch.
Arlinda Prenaj është modelja shqiptare, e cila ka “rrëmbyer” kurorën e “Miss Grand Kosova 2019”, “Miss Grand Germany 2020” dhe tani është konkurrentja favorite për “Miss International World” e më të bukurës nga bota, si përfaqësuses e shtetit të Gjermanisë.
Po ashtu, edhe modelja shqiptare nga Kosova, Frontina Gashi, e cila është shumë aktive në botën e spektaklit, tashmë është zgjedhur “Miss Grand Kosova 2020” dhe është pretendente për të fituar edhe atë “Miss International World”.
Nga ana tjetër, Fjorela Lezo është përfaqësuesja e re e Shqipërisë për skenën “Miss Grand International”. Modelja karizmatike tani më në nivelin ndërkombëtar është zgjedhur “Miss Grand Albania 2020”, shkruan tutje albinfo.ch.
Vlen të theksohet se “Miss Grand International” është një nga pesë konkurset e bukurisë femërore më të rëndësishme në botë. /Albinfo.ch
Arlinda Prenaj
Frontina Gashi
Fjorela Lezo
The post Tri “yjet” shqiptare, pretendente për të fituar kurorën e më të bukurës nga bota appeared first on Albinfo.