minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç “pro” Ramës dhe analistët mendjelehtë të Tiranës

0
Vuçiç “pro” Ramës dhe analistët mendjelehtë të Tiranës

Dëgjova disa analistë në njërin nga televizionet e Tiranës dhe, si zakonisht, edhe këtë herë më erdhi shumë keq që kemi analistë kaq të cekët.

Që A.Vuçiqi ka ndërhyrë e po ndërhyn në punët e shqiptarëvet, është ditur edhe dihet prej kohësh. Por, si është e mundur që analistët tanë të mos e kuptojnë dot dredhinë e këtij eksponenti të sotëm të shovinizmit sërb?!

Duke thënë A.Vuçiqi që kundërshtarët e E. Ramës janë për “Shqipëri të Madhe”, për kë, për cilin, do të votojnë shqiptarët?! Është krejt e lehtë të kuptohet! Pas kësaj deklarate të këtij armiku të shqiptarëvet, një shumicë shqiptarësh do t’ua japin votën pikërisht atyre që ai i cilësoi si “ithtarë” të “Shqipërisë së Madhe”.

A.Vuçiq e di fort mirë që, votuesit shqiptarë, ata që do ta hanë sapunin për djathë, sapo të dëgjojnë këtë deklaratë, do t’ua japin votën pikërisht atyre që ky sërbomadh i cilësoi si shqiptaromëdhenj.

Advertisement

Por, a janë vërtet kundërshtarët elektoralë të E. Ramës për një Shqipëri të plotë?! Ne i dimë programet e tyre. Askund në ata programe nuk thuhet që ideali i tyre është bashkimi i kombit shqiptar. Nuk po them që E. Rama e ka një program të tillë.

As ai s’e ka në asnjë pikë të statutit të tij kërkesën për t’i abroguar vendimet e Kongresit të Berlinit dhe të Konferencës së Londrës!

Por, po dua të bëj pyetjen, me shumë indinjatë: Si nuk e kuptojnë këta goxha analistë që A. Vuçiqi edhe këtë herë po kërkon të luajë me shqiptarët?! Si nuk e kuptojnë këta analistë që, shqiptarët (ata naivët), sapo ta dëgjojnë këtë deklaratë, do të vrapojnë t’ua japin votat kundërshtarëvet të Ramës?!

Dhe, si nuk e kuptojnë e nuk e thonë këta analistë, që A. Vuçiqi, me këtë futje hundësh në punët tona, tinëzisht, po kërkon të fitojnë ata që as në ëndërr nuk e kanë një Shqipëri të pacopëtuar, sepse edhe vetë janë tragjikisht të copëzuar?!(Gjokë Dabaj)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit