minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

As Qifja dhe as Toma s’ua ka fajin, nëse zgjedh parazitët s’e fiton dot kampionatin

0
As Qifja dhe as Toma s’ua ka fajin, nëse zgjedh parazitët s’e fiton dot kampionatin

Nga Habjon Hasani 

Te zhgenjyerit nga 25 Prilli duhet te shihen ne pasqyre dhe jo te leshojne vrer apo insinuata ndaj komuniteteve, krahinave apo grupimeve te caktuara shoqerore.

Marrim çamet si shembull:

Askush nuk mund te thote se faktori çam ndihmoi PS-ne per sa kohe qe PDIU ishte ne koalicion me PD dhe drejtuesit e PDIU-se ishin ne listen e sigurt demokrate.

Advertisement

Eshte ne te drejten e trajnerit Lulzim Basha, qe ta mbushe ekipin e vet me çam parazite dhe lojetare te lodhur qe nuk justifikojne veten.

Sikunder eshte teresisht aftesi e Edi Rames qe e çon Ornaldo Rakipin ne fund te listes dhe maksimalizon mbeshtetjen e Ornaldos ne funksion te PS-se.

Une jam me metoden e Rames, s’ka qofte te daja, sill vota dhe meritoje vendin tend ne parlament.

Eshte kaq e thjeshte.

Advertisement

As Qifi dhe as Toma nuk i kane kurrefare faji PD-se, ishte zgjedhja e vet PD-se te merrej me parazite elektorale dhe sigurisht qe pagoi faturen qe sjellin parazitet.

Realiteti ne terren tregoi qe kredoja personale e Qifit vlen ku e ku me teper se denglat e Shpetim Idrizit dhe zbuloi qe çamet nuk e kane hiç ne kandar gjasme “ardhetarizmin” e Shpetimit qe hiqet sikur do pushtoje pasneser Janinen.

Ncuq. Çamet e dine shume mire qe Shpetim Idrizi eshte i paburre, interesaxhi i vockel dhe me ore pune ne PDIU.

Eshte e drejta e Bashes te punoje me Shpetim Idrizin, ama pas 25 Prillit te shkoje e t’i kerkoje Shpetimit llogari, s’ka pune fare me Qifin, Qifi eshte ne drejtimin e vet.

Advertisement

Nese zgjedh parazitet, nuk e fiton dot kampionatin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit