
Lamtumira e fundit për 20-vjeçaren Caroline Krauts që u mbyt nga grabitësit në Greqi u dha këtë të premte.
Mediat greke kanë publikuar momentet prekëse kur bashkëshorti i saj, një 32-vjeçar, ndahet për herë të fundit me të.
Advertisement
Gjatë gjithë kohës, ai mban në krahë foshnjen e tyre.
“Kam qenë me fat që të kam takuar, shumë me fat që më ke dashur, edhe më me fat që u bëre nëna e fëmijës tim”, tha ai përpara trupit të pajetë.
Advertisement
Ky moment i përloti të gjithë. Hetimet për të kapur grabitësit që vranë gjakftohtësisht të renë vazhdojnë, ndërsa dyshimet janë që pjesë e bandës të jenë edhe shqiptarë.
Advertisement