
Këngëtarja, Anxhela Peristeri, e cila po e përfaqëson Shqipërinë në festivlin prestigjioz të këngës – “Eurovision”, gjatë një paraqitjeje para mediave të pranishme, ka bërë me duar simbolin e “shqiponjës dykrenare”.
Ky veprim i Peristerit, nuk ka mbetur pa u vënë re. Përkundrazi, “shqiponja dykrenare” që është simbol i shqiptarëve, ka revoltuar serbët dhe mediat e tyre.
Madje, e përditshmja “Novosti”,ka publikuar një artikull dedikuar gjestit të Anxhelës teksa e ka quajtur “skandaloze”.
“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, shkruhej në titullin e artikullit, transmeton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Më tej, në gazetën e famshme serbe ka theksuar se “provokime” të till janë të ndaluara edhe me rregulla të Eurovisionit.
“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Reagime ndaj këtij artikulli ka pasur edhe nga ana shqiptare. Autori e moderatori i njohur televiziv, Ardit Gjebrea, i ka konsideruar ata si “të sëmurë mendor”.
“Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”, ka shkruar Gjebrea në storien e tij të publikuar në Instagram.
The post Anxhela Peristeri “trazon” shtypin serb, akuzohet për “provokim” appeared first on Albinfo.