
Një makinë Range Rover e përdorur nga Duka dhe Dukesha e Cambridge u shit në ankand për më shumë se 50 mijë paundë, rreth 10 mijë paund më shumë nga sa vlerësohej dhe 2 fishi i asaj që kjo makinë vlen nëse nuk do të kishte një lidhje me familjen mbretërore.
Range Rover Vogue SE SUV iu dhurua Princit William dhe Kate Middleton për përdorim personal nga Departamenti i kësaj kompanie për VIP-at në vitin 2013.
Ajo është përdorur së fundmi gjatë vizitës së çiftit në Skoci dhe gjatë një turi mbretëror që ata zhvilluan në Australi.
Advertisement