
Endri Kajsiu
Departamenti i Gazetarisë ka realizuar një studim me të dhëna të mbledhura më shumë se një vit më parë kushtuar cilësisë së lajmeve në televizionet shqiptare.
Studimi është udhëhëhequr nga edhe nga Mark Marku deputeti i Partisë Demokratike dhe i punësuar në TV Klan.
Ai ka marrë përsipër që me paratë publike të dhëna nga Autoriteti i Mediave Audiovizive të monitorojë dhe për më tepër të japë komente për pëlqyeshmërinë apo shikueshmërinë e lajmeve në televizionet shqiptare.
Për këtë studim, për të cilin nuk ka asnjë transparencë se si është hartuar dhe si janë mbledhur të dhënat, janë përdorur para taksash, para publike.
Transparent është fakti se për të drejtuar këtë studim është angazhuar në vetë të parë një person i punësuar në TV Klan dhe i zgjedhur së fundmi si deputet i Partisë Demokratike.
Aktori i dytë, por jo më pak i lidhur me TV Klan është Zylyftar Bregu. Kush nuk e lidh dot emrin me figurën mund të kuptojë skandalin, arrestimet dhe akuzat që u ngritën për anëtarë të AMA se ishin përfshirë në mitmarrje për ti dhënë një livencnsë televizive bandës së Çapjave në Elbasan.
I shkarkuar nga detyra si anëtar i AMA, ku u emërua me lobim politiko-mediatik, për abuzim me dhëniën e një qerasjeve për 4 hektarë tokë.
Për të rënë në sy tek “shefat” e Klan, hartuesit kanë shkuar shumë larg me shifrat në këtë servilosje, shifra që nuk i beson askush.