
Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer këtë të shtunë në Greqi.
Në periferi të kreqytetit grek, në Varnava dhe Elefsina, zjarrëfikësit po luftojnë për të vënë flakët nën kontroll.
Advertisement
Zjarri në Varnava, sipas autoriteteve, ka shpërthyer në një zonë pyjore me pisha, në jug të fshatit, ku rrezikohen disa shtëpi.
Në Elefsina zjarri është perhapur midis disa fabrikave.
Advertisement
Ndërkohë qytetarët në periferi të Volosit jane detyruar të lënë banesat për shkak të zjarrit. Të gjithë banorët janë evakuuar dhe janë zhvendosur në një distancë të sigurt.