
Diego Armando Maradona ka qenë padyshim një mbret në Napoli, aq sa pak orë pas vdekjes të mitit të futbollit botëror, kësh9ili bashkiak i qytetit jugor italian vendosi unanimisht t’i ndryshonte stadiumit San Paolo emrin, që nga ajo ditë ka atë të argjentinasit magjik.
Por tani vëllai i tij, Hugo Maradona, futbollist edhe ai por pa talentin e Diegos, tenton të bëhet i njohur në Napoli, por jo në fushën e blertë.
Argjentinasi, që banon prej vitesh në Itali por nuk ka marrë ende nënshtetësinë , synon të kandidojë në zgjedhjet administrative të ardhshme, si emri i parë i listës “Napoli Capitale”, që mbështet kandidatin e djathtë në postin e kryebashkiakut.
Sipas kreut të listës, Enzo RIvellini, Hugo Maradona kandidon jo për të përfituar nga mbiemri i njohur dhe i adhuruar në qytet, por “për të ndihmuar të rinjtë napoletanë brenda institucioneve”.