
Sulmuesi Giovanni Simeone do ta vazhdoj karrierën në Serie A, por te skuadra e Veronas. Ekipi italian e ka zyrtarizuar të enjten transferimin e Simeones, i cili i është bashkuar nga Cagliari.
Simeone është huazuar për një vit te Verona, ekip që ka opsionin e blerjes së tij për 12 milionë euro. 26-vjeçari ka kontratë me Cagliarin deri në vitin 2024 dhe te Verona po shihet si përforcim i duhur për…