minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

17 vjetori i 17 Shkurtit, temë bosht e numrit të ri të revistës albinfo.ch

0
17 vjetori i 17 Shkurtit, temë bosht e numrit të ri të revistës albinfo.ch

Sot, më 17 shkurt, pikërisht në ditën kur Kosova feston 17 vjet të ekzistimit të saj si shtet, revista albinfo.ch nxjerr numrin e saj të radhës, numër special ky, kushtuar përvjetorit të datës më të rëndësishme të historisë së re tër Kosovës dhe të shqiptarëve.

Në numrin që do ta keni në dorë gjatë festimit të pavarësisë së vendit, do të gjeni materiale të larmishme për të lexuar, me fokusin e drejtuar në shënimin e 17 Shkurtit. Këtu përfshihen shënime interesante, detaje që lidhen me shpalljen e pavarësisë, propozimet dhe idetë që atëbotë ishin marrë në shqyrtim  për flamurin e shtetit të ri, përkujtim figurash më të rëndësishme që lidhen me pavarësinë e Kosovës, evokime kujtimesh nga ajo kohë etj.

Advertisement

Krahas temës bosht, asaj për përvjetorin e pavarësisë, ky numër i revistës sonë ofron edhe materiale të tjera, interesante për puiblikun tonë lexues. Për t`i përmendur vetëm disa prej tyre, si: portreti i aktivistes së njohur Dr. Feride Rushiti, e kandiduar për çmimin Nobel, intervista me regjisorin Ilir Hasanaj, i cili vitin e kaluar ishte i nominuar nga Kosova për çmimin Oscar, etj.

Në numrin e ri të revistës albinfo.ch zënë vend edhe rubrikat e përhershme si: Filmi, Libri, Fjalëkryqi, Horoskopi, etj.

Sikurse edhe deri tani, revistën mund ta siguroni, falas, në shumicën e vendeve, zyrave, dyqaneve, qendrave kulturore, sportive e fetare që frekuentojnë shqiptarët në Zvicër.

The post 17 vjetori i 17 Shkurtit, temë bosht e numrit të ri të revistës albinfo.ch appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit