minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Alba Festival: Në Line-Up me superyjet si Enisa, Dardani, Ledri Vula

0
Alba Festival: Në Line-Up me superyjet si Enisa, Dardani, Ledri Vula

Edicioni i 3-të i “Alba Festival”-it do të zhvillohet për herë të parë fundjavën e ardhshme në zonën e kazermës së Cyrihut (Kasernenareal). Formacioni i skenës më të madhe të hapur shqiptare për muzikën hip hop, R’n’B dhe kulturën pop në Evropë përfshin 25 emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, si Enisa, Dardan, Ledri Vula, Mozzik & Getinjo dhe Hava. Festivali nën qiell të hapur plotësohet me specialitete të kuzhinës nga Ballkani dhe shisha-bare të ndryshme. Priten 25,000 vizitorë.

Mes të tjerëve, këtu do të jetë edhe çifti i ëndrrave të repit gjerman: Dardani dhe Hava. Superylli shqiptar e ka bërë të njohur për publikun, në mënyrë romantike lidhjen e tij me yllin gjermano-boshnjak, Hava, më 24 korrik 2020, me këngën e tij “Ma Bae”. Vetëm një vit më vonë të dy u martuan. Fshehurazi, për pakënaqësinë e ndjekësve të tyre që janë me miliona. A do të performojnë bashkë në Festivalin Alba? Ndoshta si surprizë. Megjithatë, ajo që është e garantuar është se Dardani do të performojë hitet e tij të mëdha “Facetime” (50 milionë transmetime) dhe “Coco Mama” (33 milionë transmetime) në Alba Festival, ndërsa Hava sigurisht që do të ketë në listën e saj këngët “Heartbreaker” dhe “Kein Schlaf”.

Dy emra të tjerë të mëdhenj aktualë që do të performojnë në Alba Festival janë reperi kosovar Ledri Vula, i cili ka ndarë skenën me Calvin Harris, Miley Cyrus dhe Dua Lipën, dhe – e ardhura nga Nju Jorku – këngëtarja shqiptare, Enisa, e cila ka performuar këngë të krijuara bashkë me G -Eazy dhe Joey Bada$$.

Advertisement

Veçanërisht i njohur në Zvicër (dhe një tjetër kulminacion, ky) është reperi kosovar Mozzik, i cili do të performojë me vëllain e tij, Getinjo. Ai njihet edhe falë shtypit të verdhë zviceran – ka një vajzë me këngëtaren zvicerane Loredana. Dhe pika të tjera kulmore? Aty do të jenë edhe yjet si Ya Nina, Nimo dhe Era Istrefi. Si dhe legjendat e folkut, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Fejza.

Festivali drejtohet nga influencuesja e njohur, Mimoza Lekaj (@mimoza).

Informacione të hollësishme për artistët aktualë, orarin dhe festivalin mund t’i gjeni në www.alba-festival.ch. Biletat janë në dispozicion në: www.ticketmaster.ch.

The post Alba Festival: Në Line-Up me superyjet si Enisa, Dardani, Ledri Vula appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit