minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Alba Festivali, me bilanc pozitiv për edicionin e sivjetëm

0
Alba Festivali, me bilanc pozitiv për edicionin e sivjetëm

Fundjavën e kaluar, mbi 20 mijë vizitorë janë dyndur në zonën Kasernenareal, në qendër të Cyrihut gjatë tri ditëve të Alba festivalit, ku u zhvillua për herë të parë festivali më i madh për muzikën shqiptare. Pikat kulmore muzikore ishin performancat e Azet-it dhe Dardanit të premten, ndërsa Dafina Zeqiri, Noizy dhe Mozzik kanë shkëlqyer të shtunën dhe Sabri Fejzullahu dhe Alban Skenderaj të dielën.

Festivalin e ka vizituar edhe këshilli komunal i Cyrihut me një delegacion jopartiak.

Advertisement

 

Organizatori i Festivalit Alba Adem Morina është shprehur i kënaqur me rrjedhën e festivalit. Pavarësisht motit të ndryshueshëm, mbi 20 mijë vizitorë morën pjesë në Alba Festivalit, i cili u zhvillua për herë të parë në Kasernenareal, në mes të Cyrihut. Dhe – po aq e rëndësishme sipas tij – gjithçka shkoi pa probleme nga pikëpamja organizative në vendndodhjen e re.

Advertisement

Bashkëpunimi me autoritetet, veçanërisht me policinë, funksionoi mirë. Edhe reagimet nga lagjja rreth zonës së festivalit deri më tani kanë qenë krejtësisht pozitive. Tani Morina shpreson që qyteti të japë miratimin për Festivalin Alba 2025 në Kasernenareal, me kohë, edhe këtë vit. Kjo krijon sigurinë e planifikimit në një fazë të hershme, pavarësisht nga të gjitha pasiguritë e viteve të fundit. “Do të ishte mirë sikur Kasernenareal të bëhej shtëpia jonë e re”, përmbledh Morina.

Me ftesë të Presidentit të FDP-së të Qytetit të Cyrihut njëherësh asamblist i qytetit Përparim Avdili, një delegacion jopartiak nga Këshilli i Qytetit të Cyrihut vizitoi gjithashtu Festivalin dhe shijoi shkëmbimin ndërkulturor, duke përfshirë një vizitë në prapaskenë.

Advertisement

Pjesë e delegacionit ishin Reis Luzhnica, Liv Mahrer dhe Ivo Bieri (PS), Sven Sobernheim (GLP), Michele Romagnolo dhe Yves Peier (SVP), Karin Stepinski (Die Mitte) dhe Sebastian Vogel dhe Flurin Capaul (FDP). Atyre iu bashkua këshilltari kantonal i PS-së dhe bashkëthemeluesi i Secondas, Andrew Katumba, vetë një këshilltar lokal për një kohë të gjatë.

 

 

Advertisement

“Së pari në Böögg në Heiden, pastaj këtu në Festivalin Alba – ky është Cyrihu modern, kozmopolit”, ka përmbledhur Avdili i lumtur, duke ju referuar bartjes së festës tradicionale “Böog” nga Cyrihu në Heiden.

Fotocredits ©albafestival

The post Alba Festivali, me bilanc pozitiv për edicionin e sivjetëm appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit