![Alba Festivali megjithatë nuk do të mbahet](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2022/07/rrim_220702_albinfo_alba-festival_9131_lr_web.jpg)
“Të gjitha levat i kishim vënë vënë në lëvizje për organizimin e festivalit, pavarësisht njoftimit shumë afatshkurtër se festivali megjithatë do të lejohej nga qyteti. Këtë e kemi bërë sepse nuk donim të zhgënjenim komunitetin – por rreziku ekonomik është thjesht shumë i madh për një festival 100 për qind të financuar privatisht”, thonë organizatorët, transmeton albinfo.ch.
Ata garantojnë se do tu kthehen paratë atyre që kanë blerë biletat.
Qyteti u kishte dhënë organizatorëve dy data të mundshme për festivalin, në shtator. Data e kërkuar nga organizatorët më 9./10. fillimisht nuk u miratua për shkak të dy festave të mëdha që mbahen pikërisht në atë fundjavë, shkruan srf.ch. Data e dytë më 23/24 ishte tepër vonë për organizatorët. Një ambient i hapur në fillim të vjeshtës nuk është qëllimi i tyre, thuhet në komunikatën e tyre.
Me mbi 20,000 vizitorë, Festivali Alba është festivali më i madh i hapur për muzikën pop shqiptare në Evropë.
Festivali kishte pasur tashmë përvoja negative me autoritetet në vitet e mëparshme: në vitin 2021, presidentja e atëhershme e qeverisë së kantonit dhe ministrja e kulturës Jacqueline Fehr (PS) pati tërhequr lejen për festivalin disa ditë para fillimit, transmeton albinfo.ch. Arsyet e dhëna ishin situata e tensionuar e koronës në spitalet e Cyrihut dhe fakti që festivali i dedikohej një “komuniteti të prekur fort” për sa i përket numrit të rasteve me koronavirus.
Anulimi afatshkurtër shkaktoi kritika të gjera në atë kohë dhe i solli zonjës Fehr një qortim nga Komisioni Federal kundër racizmit.
Kundër sjelljes së tillë të qeveritarëve ka pasur edhe shumë kundërshtime nga partitë e këtushme dhe mediat. Në veçanti zvarritja e dhënies së lejes (e cila u dha vetëm këtë të hënë, më 17 korrik!) ishte objekt kritikash në opinionin e këtushëm
The post Alba Festivali megjithatë nuk do të mbahet appeared first on Albinfo.