Alba Festivali megjithatë nuk do të mbahet

“Të gjitha levat i kishim vënë vënë në lëvizje për organizimin e festivalit, pavarësisht njoftimit shumë afatshkurtër se festivali megjithatë do të lejohej nga qyteti. Këtë e kemi bërë sepse nuk donim të zhgënjenim komunitetin – por rreziku ekonomik është thjesht shumë i madh për një festival 100 për qind të financuar privatisht”, thonë organizatorët, transmeton albinfo.ch.

Ata garantojnë se do tu kthehen paratë atyre që kanë blerë biletat.

Qyteti u kishte dhënë organizatorëve dy data të mundshme për festivalin, në shtator. Data e kërkuar nga organizatorët më 9./10. fillimisht nuk u miratua për shkak të dy festave të mëdha  që mbahen pikërisht në atë fundjavë, shkruan srf.ch. Data e dytë më 23/24 ishte tepër vonë për organizatorët. Një ambient i hapur në fillim të vjeshtës nuk është qëllimi i tyre, thuhet në komunikatën e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me mbi 20,000 vizitorë, Festivali Alba është festivali më i madh i hapur për muzikën pop shqiptare në Evropë.

Festivali kishte pasur tashmë përvoja negative me autoritetet në vitet e mëparshme: në vitin 2021, presidentja e atëhershme e qeverisë së kantonit dhe ministrja e kulturës Jacqueline Fehr (PS) pati tërhequr lejen për festivalin disa ditë para fillimit, transmeton albinfo.ch. Arsyet e dhëna ishin situata e tensionuar e koronës në spitalet e Cyrihut dhe fakti që festivali i dedikohej një “komuniteti të prekur fort” për sa i përket numrit të rasteve me koronavirus.

Anulimi afatshkurtër shkaktoi kritika të gjera në atë kohë dhe i solli zonjës Fehr një qortim nga Komisioni Federal kundër racizmit.

Kundër sjelljes së tillë të qeveritarëve ka pasur edhe shumë kundërshtime nga partitë e këtushme dhe mediat. Në veçanti zvarritja e dhënies së lejes (e cila u dha vetëm këtë të hënë, më 17 korrik!) ishte objekt kritikash në opinionin e këtushëm

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Alba Festivali megjithatë nuk do të mbahet appeared first on Albinfo.