minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ansamblet shqiptare që u japin jetë festave tona në Zvicër

0
Ansamblet shqiptare që u japin jetë festave tona në Zvicër

Ansamblet e këngëve dhe valleve burimore të shqiptarëve në Zvicër për vite me radhë ruajnë vlera kulturore e kombëtare. Numri i madh i tyre është tregues i atdhedashurisë për vendin e tyre të lindjes.  

Shqiptarët e Zvicrës po e jetojnë dhe kultivojnë kështu kulturën e mirëfilltë shqiptare në Zvicër.  

Sot nuk janë të pakta ansamblet e mërgatës shqiptare që për nga numri janë më të shumta në Zvicër se sa në Kosovë. 

Advertisement

Pothuajse në secilin kanton ka më shumë se nga një ansambël, nga i cili jehon kënga e vallja shqiptare, veçmas për festat kombëtare. Ndër to, për t`i përmendur vetëm disa, janë: Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “SHOTA”, Aarau, Ansambli i Valleve Shqiptare “Vatra” në Bülach, Shoqata kulturore e artistike “Ilirët”, Lozanë, Shoqëria Kulturore dhe Artistike „Dardania“në Winterthur, Ansambli „Mërgimi“, Neuchatel, Ansambli i këngëve dhe valleve “Gëzuar” nga Gjeneva, Ansambli i këngëve dhe valleve “Trojet” nga Winterthuri, Shoqëria Kulturore Artistike “TEUTA” në Lozanë, Ansambli i këngëve dhe valleve “DRITA” në Kreuzlingen, Ansambli “Arbëresha” në Sirnach të Kantonit Thurgau, e shumë të tjera. 

Diaspora shqiptare në Zvicër shquhet për një traditë të gjatë të organizimeve e ansambleve që mbajnë gjallë mërgatën dhe kryesisht fëmijët me aktivitete kulturore që kanë për qëllim ruajtjen e kulturës shqiptare. 

Me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurtit, organizime të shumta po përgatiten nga ansamblet në Zvicër.  

Revista Albinfo.ch. ksaj radhe do të prezantojë vetëm disa nga ansamblet shqiptare që për shumë vjet u dhanë ngjyrë këngëve e valleve shqiptare në shtetin helvetik. 

Advertisement

 

 

The post Ansamblet shqiptare që u japin jetë festave tona në Zvicër appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit