Ansambli “Vatra” dhuron shfaqje spektakulare për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Edhe një përmbyllje e suksesshme për Ansamblin Vatra me një shfaqje spektakulare, me këngë e valle shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Ansambli Vatra në nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, të shtunën e 17 shkurtit 2024 në Bülach organizoi mbrëmje festive, ku përveç programit festiv, nënat dhe motrat tona u kujdesën që përmes gatimeve tradicionale të sjellin më afër vendlindjen, Vatrën, e secilit prej nesh, ku të gjithë të ftuarit patën mundësi të shërbehen. Përmes këtij shkrimi dua të falënderoj të gjithë bashkëpjesëmarresit që kontribuan në një mënyrë apo tjetrën në mbarëmbajtjen e këtij eventi. Falënderoj këngëtarët: #GjonUkaj, #AfrimAliu si dhe #SyzanaGashi, të cilët argëtuan të gjithë të pranishmit, pastaj #ArbenRexhepi për moderimin e programit festiv. Falënderim i veçantë për fëmijët, të cilët me këngët, poezitë dhe vallet e tyre i dhuruan ngjyra të veçanta kësaj feste. Faleminderit grupit të të rriturve që përmes këngëve dhe valleve të tyre bënë që të mbretërojë gjatë gjithë kohës një atmosferë e ngrohtë dhe të ndjehemi krenarë për kulturën dhe traditën tonë, thuhet në postimin e ansamblit Vatra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Ansambli “Vatra” dhuron shfaqje spektakulare për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";